Një aeroplan me më shumë se 50 udhëtarë është zhdukur pak pasi është nisur nga aeroporti i kryeqytetit të Indonezisë, Jakarta.
“Sriwijaya Air Boeing 737” humbi kontaktet në rrugën drejt Pontianakut, kanë njoftuar autoritetet.
Uebfaqja e mbikëqyrjes së fluturimeve, “Flightradar24”, ka thënë se aeroplani ka humbur më shumë se 3000 metra në lartësi, në më pak se një minutë.
Ministria e Transportit ka njoftuar se kanë nisur menjëherë kërkimet, shkruan BBC.
Humbja e kontaktit u bë në mëngjesin e së shtunës, sipas kohës sonë lokale.
Sipas detajeve, aeroplani ishte prodhuar para 27-vjetësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhytësit në Indonezi gjejnë rrënojat e aeroplanit të rrëzuar
-
Misteri i aviacionit që sfidoi botën - pas 10 vjetësh, kërkimet nisin sërish
-
Zhduket gjatë fluturimit një aeroplan në Alaska
-
10 vjet pas zhdukjes, tjetër projekt për ta zgjidhur misterin më të madh në historinë e aviacionit
-
Nis hetimi për pilotët e “Batik Air” që i zuri gjumi gjatë fluturimit