Një djalosh 11-vjeçar po dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një 10-vjeçareje në një institucion të fëmijëve në Wunsiedel të Bavarisë, ka shkruar Bild të premten.
Rezultatet e provave tregojnë për përfshirjen e djaloshit 11-vjeçar, i cili po ashtu qëndronte në të njëjtin institucion, ka thënë prokuroria të premten.
Duke qenë se 11-vjeçari nuk mban përgjegjësi penale, si masë parandaluese është vendosur në një ambient të sigurt.
Vajza 10-vjeçare u gjet e pajetë të martën në dhomën e saj. Në bazë të plagëve, prokuroria pretendoi menjëherë se bëhet fjalë për vrasje.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Një e re nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
-
Policia austriake gjen plane për sulm me bombë në shtëpinë e sulmuesit 21-vjeçar
-
Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz
-
Gjenden tre të vdekur në një ndërtesë banimi në Gjermani