Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Gjenevë për një raund tjetër bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, një javë para përvjetorit të katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Kreu i delegacionit ukrainas Rustem Umerov ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë çështjet e sigurisë dhe ato humanitare. Megjithatë, pritjet për ndonjë përparim në dy ditët e planifikuara të bisedimeve në Zvicër janë të ulëta, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj.
Rusia insiston mbi çështjet kryesore territoriale e Ukraina për garancitë e ardhshme të sigurisë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhanë afat deri në qershor për një zgjidhje.
Delegacioni amerikan kryesohet nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner.
Pak orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Rusia kreu një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe pothuajse 30 raketa. Të paktën tre persona u vranë nga këto sulme.
-
Emisarët amerikanë të inkurajuar pas takimeve në Moskë e Kiev
-
Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Kiev, priten nga Zelensky
-
Emisarët amerikanë mbërrijnë në Moskë para bisedimeve për Ukrainën
-
Negociatorët amerikanë në Moskë dhe Kiev gjatë fundjavës në tentim për arritjen e marrëveshjes
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës