Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nikaragua autorizon hyrjen e trupave, avionëve, anijeve ruse në vend

Qeveria e presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega, ka autorizuar trupat, avionët dhe anijet ruse të vendosen në Nikaragua për qëllime trajnimi, zbatimi të ligjit ose reagim emergjent, shkruan ABC News.

Në një dekret të njoftuar këtë javë, dhe të konfirmuar nga Rusia të enjten, Nikaragua do të lejojë trupat ruse të kryejnë detyrat e zbatimit të ligjit, "ndihma humanitare, shpëtim dhe misione kërkimi në raste emergjente ose fatkeqësish natyrore".

Qeveria e Nikaraguas autorizoi gjithashtu praninë e kontingjenteve të vogla të trupave ruse për "shkëmbimin e përvojave dhe stërvitjen".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë për gazetën ruse Sputnik se lëvizja ishte "rutinë".

“Po flasim për një procedurë rutinë - dy herë në vit - për miratimin e një ligji të Nikaraguas për pranimin e përkohshëm të personelit ushtarak të huaj në territorin e saj me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë reagimet humanitare dhe emergjente, luftimin e krimit të organizuar dhe trafiku i drogës”, shtoi Zakharova.

Ajo theksoi se ligji autorizon gjithashtu trupa nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore për qëllime të tilla.

Edhe Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska Botë Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska

Ortega ka qenë një aleat i Rusisë që nga ditët e tij në udhëheqjen e revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi diktatorin Anastasio Somoza. Ortega shërbeu si president nga viti 1985 deri në vitin 1990, përpara se të zgjidhej në pushtet në vitin 2007.

Qeveria e Ortegës arrestoi dhjetëra liderë politikë të opozitës, duke përfshirë shumicën e kandidatëve të mundshëm presidencialë, në muajt para rizgjedhjes së tij për një mandat të katërt radhazi vitin e kaluar. Qeveria e tij ka mbyllur dhjetëra grupe joqeveritare që ai i akuzon se punojnë në emër të interesave të huaja për të destabilizuar qeverinë e tij. Dhjetëra mijëra nikaraguanë janë larguar nga vendi.