Qeveria australiane ka bërë të ditur se do të hetojë rastin me mijëra dele të ngordhura në një anije eksporti vitin e shkuar.
Sipas qeverisë, rreth 2.400 dele iu nënshtruan nxehtësisë ekstreme gjatë udhëtimit nga qyteti Perth në tri vende të Lindjes së Mesme, transmeton KTV.
Zyrtarët australianë kanë thënë se ndihen të tronditur dhe thellësisht të shqetësuar pasi kanë parë imazhet e siguruara nga një grup për përkujdesjen e kafshëve.
Delet e ngordhura në muajin gusht të 2017-ës përbënin 3.76% të 63.800 deleve në bordin e anijes. Sipas raporteve të para, delet kishin përjetuar nxehtësi ekstreme gjatë udhëtimit për në Katar, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore