Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngjall zemërim dënimi me kusht i drejtorit të minierës në Burkina Faso ku humbën jetën 8 minatorë

Drejtori i një miniere në Burkina Faso është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia, pas një fatkeqësie nga përmbytjet në prill që mori jetën e tetë minatorëve.

Hein Frey, nga kompania kanadeze Trevali, u gjobit me 3,000 dollarë dhe u dënua me burgim me kusht për 24 muaj, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Dënimi është pritur keq, pasi disa në Burkina Faso e shohin dënimin si të butë, duke pasur parasysh numrin e viktimave.

Një tjetër person nga kontraktori i Trevalit, Byrnecut, u dënua me 12 muaj me kusht.

Tetë minatorët po punonin në një thellësi prej më shumë se 500 metrash kur u bllokuan nga shiu i rrëmbyeshëm në prill.

Edhe Rreth 100 minatorë ilegalë të vdekur, ishin bllokuar në një minierë në Afrikën e Jugut Botë Rreth 100 minatorë ilegalë të vdekur, ishin bllokuar në një minierë në Afrikën e Jugut

Në më pak se një orë, ranë 125 mm shi, pesë herë më shumë se sasia mesatare mujore.

Por pavarësisht përpjekjeve të shpëtimit, në fund të majit trupat e parë të minatorëve u gjetën në minierën e zinkut Perkoa, e cila shtrihet rreth 100 km në perëndim të kryeqytetit, Ouagadougou.

Trupi i fundit u gjet në qershor, pas rreth 66 ditësh kërkime.

Ekipeve të shpëtimit iu deshën 31 ditë për të arritur në dhomën e parë të shpëtimit në minierën ku mund të kishin kërkuar strehim minatorët e zhdukur.

Por kur dhoma u hap, asnjë nga burrat, një tanzanian, një zambian dhe gjashtë nga Burkina Faso, nuk ishte aty.

Miniera e zinkut kishte dy dhoma shpëtimi të pajisura me ushqim, ujë dhe oksigjen, dhe njerëzit e të afërt të minatorëve kishin shpresuar dëshpërimisht se minatorët mund të kishin arritur në njërën prej tyre në mënyrë të sigurt.

Trevali tha se gjatë përpjekjeve të shpëtimit, u instaluan 5,000 metra tuba të rinj, së bashku me më shumë se 24 pompa elektrike dhe me naftë.

Por pas një kërkimi të furishëm ditë e natë që zgjati më shumë se një muaj, më 25 maj ekipet e shpëtimit gjetën katër trupat e parë të minatorëve.

Edhe Burkina Faso, minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur Botë Burkina Faso, minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur

Në atë kohë, shefi i minierës në pronësi kanadeze shprehu trishtimin e tij për vdekjet.

Pas katastrofës në minierë, Trevali dhe qeveria në Burkina Faso nisën hetimet për shkaqet e incidentit.