Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Burkina Faso, minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur

Një minibus ka rënë në një minë në shtetin në Afrikë Perëndimore, Burkina Faso, ndërsa si pasojë kanë vdekur së paku dhjetë persona, raporton “BBC”.

Autoritetet e Burkina Fasos kanë treguar se pesë persona tjerë janë lënduar në shpërthimin, që ndodhi në lindje të shtetit në afërsi të kufirit me Nigerin.

Guvernatori rajonal Fada N’Gourma ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa prej pasagjerëve ende rezultojnë të zhdukur.

Burkina Faso dhe fqinjët e saj po përballen me kryengritje të xhihadistëve që nga viti 2013.

Kriza ka vrarë mijëra persona dhe ka zhvendosur më tepër se 2 milionë.

Ushtria mori pushtetin në Burkina Faso në janar, duke premtuar fundin e dhunës, por dhuna po vazhdon ende.