Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Afro 35 të vdekur në një sulm me bombë në Burkina Faso

Së paku 35 persona kanë humbur jetën pasi një bombë ka goditur një konvoj të veturave në veri të Burkina Fasos, ku grupet e militantëve xhihadistë janë aktive, kanë thënë autoritetet e shtetit afrikan, raporton BBC.

Dhjetëra tjerë janë lënduar.

Konvojët të përcjellë nga ushtria përdoren për të dërguar furnizime në qytete që janë nën pushtim të militantëve.

Sulmet vrasëse janë rritur në Burkina Fasos, përkundër grushtshtetit në janar nga ushtarët, që thanë se do ta luftojnë pasigurinë.

Shpërthimi i të hënës ndodhi në rrugën mes qyteteve Djibo dhe Bourzanga, një zonë ku militantët kanë sulmuar fshatrat, policët dhe pozitat ushtarake në shtatë vjetëve të fundit.

Edhe Burkina Faso, minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur Botë Burkina Faso, minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur

Autoritetet lokale kanë thënë se një nga veturat në konvoj ka kaluar nëpër një pajisje shpërthyese të improvizuar. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Viktimat ishin kryesisht tregtarë, që po synonin të blinin furnizime në kryeqendër, Ouagadougou, dhe studentë, që po ktheheshin në qytet par fillimit të vitit të ri shkollor.