Ngacmimi seksual në rrugë do të bëhet krim me dënime me burgim deri në dy vjet në Britani, ka thënë qeveria britanike, raportoi BBC.
Fishkëllima, thirrja dhe shikimi i vazhdueshëm do të kriminalizohen në Angli sipas planeve të mbështetura nga Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.
Ngacmimi seksual është tashmë i paligjshëm, por shpresohet se një dënim i ri për ngacmimin në rrugë do të inkurajojë më shumë njerëz që ta raportojnë atë në polici.
"Çdo grua duhet të ndihet e sigurt për të ecur në rrugët tona", tha Braverman.
“Ne po vendosim nevojat e viktimave në qendër të vendimit tonë, që do të thotë se kriminelët që kryejnë këto akte do të përballen me pasojat që meritojnë”.
Vrasja e Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra nga një polic në shërbim ndërsa po shkonte në shtëpi në jug të Londrës vitin e kaluar, ka rritur shqetësimet për sigurinë e grave dhe qëndrimet ndaj grave.
-
Ndëshkimi i fëmijëve me goditje ndikon negativisht në suksesin e tyre në shkollë
-
Pretendime të rreme për dhunë në familje nga emigrantët për të qëndruar në Britani
-
Dënohet me një vit e katër muaj burgim mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënëset
-
Oficerët e policisë në Londër bëjnë komente raciste, seksiste dhe tallin viktimat e përdhunimeve
-
Dy raste të ngacmimeve seksuale, një i arrestuar