New Delhi, 11 maj - Si pasojë e shembjes së murit të një salle dasmash në jug të Indisë, të paktën 24 persona kanë mbetur të vdekur.
Prokurori N.K Gupta, në Bharatpur të rajonit Racastan, ka thënë për gazetarët se të ftuarit kanë vrapuar për t'u futur brenda pas fillimit të një stuhie rëre dhe ndërkohë një mur 3.5 metra i lartë dhe 32 metra i gjatë është shembur, transmeton AA.
Të paktën 24 persona që mbetën poshtë murit humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë u plagosën.
Anil Tank, një zyrtar i policisë ka thënë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të vdekurve mund të rritet.
Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonë, puna për të nxjerrë të bllokuarit poshtë murit të shembur ka qenë e vështirë.