Ish-deputetja katalonase dhe njëra prej personaliteteve kryesore në betejën e rajonit për pavarësi iku në Zvicër në prag të seancës gjyqësore të caktuar në Madrid, raporton KTV.
Ajo e krahasoi situatën në Katalonjë me fushatën e Turqisë kundër ithtarëve të supozuar të grushtshtetit të dështuar.
Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Anna Gabriel ka thënë se u përcaktua të largohet nga Spanja sepse në Spanjë nuk do të ketë gjykim të drejtë.
Ajo është vetëm edhe një prej personaliteteve katalonase që ikën nga vendi pas referendumit për pavarësi. Gabriel është dashur të paraqitej të mërkurën në Gjykatën Supreme, ku do të merrej në pyetje për referendumin për pavarësi, çka e detyroi Madridin të imponojë udhëheqje direkte ndaj rajonit autonom.
Ajo tha se po kërkohet shkaku i aktiviteteve të saj politike dhe tashmë disa media e shpallën fajtore dhe nuk ka gjasa të ketë gjykim të drejtë. Ajo tha se rregullisht kishte marrë kërcënime me vdekje nga ekstremistët dhe qeveria nuk bëri asgjë që ta mbronte. Sipas saj, mbi 1 mijë njerëz në Katalonjë janë nën hetime ose të akuzuar shkaku i pavarësisë.