Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga e hëna, kufizime të rrepta për të pavaksinuarit në Austri

Duke filluar nga e hëna, do të vendosen masa të rrepta kufizuese për personat e pavaksinuar në Austri.

Qeveria austriake e ka marrë këtë vendim për shkak të situatës dramatike epidemiologjike.

Kjo masë do të përfshijë edhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër virusit korona do të gjenden në një “bllokim” të rreptë. Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi të vlefshme, një certifikatë COVID-19 jo më e vjetër se 180 ditë, nuk do të mund të shkojnë më në të gjitha dyqanet.

Po ashtu, të gjithë personat e pavaksinuar do të mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë gjërat e nevojshme ditore, për të vizituar mjekun, për të shkuar në farmaci, për t'u rikuperuar fizikisht dhe mendërisht, pra për të ecur, si dhe për të ndihmuar të tjerët.

Kjo e pamundëson krejtësisht daljen në restorante, bare, diskoteka, por edhe në koncerte apo në kinema, gjë që është ende e mundur vetëm për të vaksinuarit dhe të kuruarit.

Ndërkohë, personat që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës së bashku me një tjetër do të duhet të testohen rregullisht për t'u përjashtuar nga këto masa.

Artikuj të ngjashëm