Shtetet e New Yorkut dhe Washingtonit do ta dërgojnë në gjykatë ndalesën e dytë të Presidentit Trump ndaj qytetarëve të 6 shteteve me shumicë myslimane.
New Yorku thotë se ndalesa e re është diskriminuese ndaj myslimanëve, kurse Washingtoni pohon se është vendim i dëmshëm për këtë shtet.
Raportohet se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe shtetet e Minnesotas dhe Oregonit, në përpjekje për të bllokuar ndalesën që hyn në fuqi më 16 mars.
Hawaii tashmë e ka dërguar në gjykatë vendimin, duke thënë se ai e dëmton popullatën e vet myslimane, turizmin dhe studentët e huaj.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA nis ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane
-
Një gjykatë federale e vërtetoi bllokimin e urdhrit të Trumpit
-
Gjykatësi bllokon pa kufi urdhrin e ri të Trumpit për udhëtimin
-
Katër shtete amerikane sfidojnë urdhrin e ri të Trumpit për imigracionin
-
Hawaii ngreh padi ndaj vendimit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit