Hawaii është bërë shteti i parë amerikan i cili ka ngritur padi ndaj vendimit të rishikuar të presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit.
Prokurori i përgjithshëm thotë se versioni i ri është në thelb e njëjtë si i pari, duke e quajtur atë "Ndalimi mysliman 2.0".
Udhëzimi, i cili hyn në fuqi më 16 mars, vendos një ndalim 90-ditor për njerëz nga gjashtë vende kryesisht myslimane dhe një ndalim 120-ditor për të gjithë refugjatët.
Vendimi i mëparshëm, i cili ishte bllokuar nga një gjykatë federale, shkaktoi konfuzion në aeroporte dhe protesta masive.
"Asgjë nuk e ka ndryshuar thelbi. Është e njëjti ndalim për hyrjen e personave nga vendet me shumicë myslimane (minus një)”, tha Prokurori i Përgjithshëm në Hawai Doug Chin , transmeton KosovaPress.
Vendimi ndalon qytetarët nga Irani, Libia, Siria, Sudani dhe Jemeni që për 90 ditë të hyjnë në SHBA, derisa Iraku i cili ishte pjesë në ndalimin e parë, është hequr nga lista.
-
Hyn në fuqi ndalesa për hyrjen në SHBA të qytetarëve të 12 vendeve
-
Kundërshtohet urdhri i Trumpit për ndalimin e personave që kanë familjarë në SHBA
-
SHBA nis ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane
-
Urdhri i ndalim-udhëtimit, fitore për politikat e Trumpit
-
Vendimi për ndalimin e udhëtimit në SHBA hyn në fuqi më 29 qershor