Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ajo që “Hamasi do të përjetojë do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme”, raporton BBC.
Netanyahu u ka thënë zyrtarëve nga jugu u Izraelit.
“Është vetëm fillimi. Ne të gjithë jemi me ju dhe do t’i mposhtim ata me forcë, me forcë të madhe”, ka thënë Netanyahu.
Netenyahu ka thënë se Izraeli do ta ndërrojë Lindjen e Mesme.
Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael që kur Hamasi nisi sulmin në territorin izraelit të shtunën. Të paktën 560 janë vrarë në Gaza pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në reagim ndaj sulmeve nga militantët palestinezë.
Edhe
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka urdhëruar “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, duke ndërprerë “furnizimet me ushqim, naftë, elektricitet dhe ujë”.
Në mesin e viktimave në Izrael janë konfirmuar nëntë shtetas amerikanë, ndërsa dyshohet për dhjetë shtetas britanikë që kanë vdekur.
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahu: Kushdo që kërcënon Izraelin, do të paguajë çmim të lartë
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës