Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur që kompleksi i xhamisë Al-Aksa të jetë i mbyllur për vizitorët hebrenj nga e mërkura deri në fund të muajit të Ramazanit.
Vendimi u mor pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë Ramazanit dhe sot më shumë se 700 kolonë izraelitë hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.
Ministri izraelit i Sigurisë, Ben-Gvir, ka thënë se vendimi për të mbyllur kompleksin për vizitorët hebrenj është një gabim i rëndë që nuk do të sjellë paqe në rajon dhe vetëm mund të përshkallëzojë situatën.
“Mungesa e pranisë së hebrenjve në kompleksin e tempullit do të shkaktojë automatikisht një ulje të pranisë së policisë, e cila do të nxitë vrasjen e hebrenjve. Kur terrori godet, duhet të reagohet fuqishëm dhe të mos dorëzohet para tij”, ka thënë ai.
-
Izraeli do të mbajë të mbyllur pikën kufitare me Egjiptin
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem
-
Netanyahu: Izraeli po krijon një korridor të ri të sigurisë në Gaza
-
Netanyahu ultimatum Hamasit: Nëse s’i ktheni pengjet deri të shtunën, rikthejmë sulmet