Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2 marsit, partia ”Likud” e kryeministrit në detyrë Benyamin Netanyahu ka kaluar, sipas sondazheve, rivalin e partisë ”Bardheblu” të Benny Gantz.
Të dyja sondazhet e kryera nga Kan TV dhe ”Canale 12” dëshmojnë për kapërcimin e partisë së krahut të djathtë në dëm të asaj të qendrës, përkundër hetimeve gjyqësore të Netanyahut që do të gjykohen në Jeruzalem më 17 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërcaktuesi i këtyre zgjedhjeve, gjithmonë sipas sondazheve, mbetet Avigdor Lieberman me shtatë vendet e tij në parlament.
Sidoqoftë, mbetet e paqartë se kush do të formojë qeverinë pasi asnjë nga të dy blloqet (qendra majtas dhe djathtas) nuk arrin 61 vende, nga 120, në Knesset/ ATSH-ANSA.