Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Netanyahu: Jemi në kulmin e betejës, po përparojmë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se aktualisht situata është në kulmin e betejës në Gaza.

Ai ka thënë për BBC-në të enjten se ushtria izraelite ka përparuar në Gaza ndaj Hamasit, duke theksuar se “ka pasur sukses mbresëlënës”.

“Ne jemi në kulmin e betejës. Kemi pasur suksesin mbresëlënës dhe kemi kaluar periferi të qytetit të Gazës. Po përparojmë”, është shprehur ai pa dhënë detaje tjera.

Sipas BBC-së, ushtria izraelite po lufton me Hamasin në pesë zona në veri të Rripit të Gazës.

Artikuj të ngjashëm