Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se “Izraeli do ta mbajë kontrollin e plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”.
“Izraeli do ta mbajë kontrollin e plotë të sigurisë mbi gjithë zonën në perëndim të Jordanisë. Këtu, sigurisht, përfshihet Judea dhe Samaria dhe Rripi i Gazës”, tha Netanyahu, raporton “The Jerusalem Post”.
Netanyahu ka insistuar në vazhdim të ofensivës në Gaza deri te një fitore e plotë kundër Hamasit. Madje ka paralajmëruar edhe ofensivën tokësore në Rafah, përkundër thirrjeve nga perëndimi që ta shmangë këtë.
E 26 prej 27 shteteve të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje të hënën për një “pauzë të menjëhershme humanitare” në Gaza.
-
Netanyahu: Izraeli do të ketë përgjegjësi për sigurinë e përgjithshme në Gaza pas luftës
-
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë nën kontroll mbi 70% të Gazës
-
Izraeli do të mbajë të mbyllur pikën kufitare me Egjiptin
-
Netanyahu: Nuk do të ndodhë tërheqja e ushtrisë izraelite nga Gaza
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës