Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Irani kurrë nuk ka qenë më afër arritjes së qëllimit të prodhimit të bombës atomike.
Netanyahu për mediat izraelite, tha se ai kurrë nuk do ta lejojë Iranin të bëhet me armë bërthamore dhe të bëhet një kërcënim për sigurinë ndaj Izraelit dhe botës.
“Irani kurrë nuk ka qenë më afër realizimit të qëllimit të prodhimit të kësaj arme. Teherani bënë çmos për të përshpejtuar procesin”, ka thënë mes tjerash Netanyahu, transmeton KTV.
Më parë, kreu i diplomacisë iraniane akuzoi Netanyahun për kërcënimin e shkatërrimit të Iranit, ndaj të cilit kryeministri izraelit u përgjigj me një kundërshtim se Irani është ai që kërcënon mbijetesën e Izraelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu: Irani s’përbën më rrezik për ekzistencën e Izraelit
-
Netanyahu: Izraeli s'e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin
-
Netanyahu në OKB paralajmëron Iranin: Nuk ka vend ku Izraeli nuk mund të arrijë
-
Netanyahu në OKB e kërcënon Iranin me sulm bërthamor, por tërhiqet shpejt
-
Netanyahu nuk pranon marrëveshje bërthamore me Iranin