(CNN) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mbrojti politikat e tij pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se lideri izraelit “po e dëmton Izraelin më shumë se sa po ndihmon”.
“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte me këtë, që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për Politico dhe median gjermane Bild.
Biden i bëri komentet e tij gjatë një interviste me MSNBC që u transmetua të shtunën, kur tha se Netanyahu “duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme në Gaza”.
Netanyahu tha se ai synon pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht se Biden shprehu kundërshtimet për këtë.
Netanyahu tha se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor.