Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar vendet perëndimore për qasje të dyfishtë ndaj Hamasit - armikut të tij në Gaza.
“Ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t'i dhënë fund luftës, gjë që do të pengonte eliminimin e Hamasit”, tha ai.
Netanyahu tha se këtë mesazh ua ka përcjell liderëve të Francës, Gjermanisë dhe “liderëve të tjerë”.
Komentet e tij erdhën dy ditë pasi 13 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbështetën një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. SHBA-ja vuri veton ndaj masës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi në votën e saj.
Netanyahu falënderoi gjithashtu SHBA-në për veton dhe ndihmën e saj ushtarake. Të shtunën, administrata Biden përdori një ligj emergjence për të anashkaluar Kongresin dhe për të autorizuar shitjen e rreth 14,000 fishekëve me vlerë më shumë se 106 milionë dollarë (85 milion £) në Izrael.
Edhe
Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin
LEXO EDHE: