Prodhuesi i KitKatit, Nestle, ka ngritur çmimet sërish për shkak të rritjeve “të paprecedentë” të shpenzimeve, raportoi të enjten BBC-ja.
Gjiganti zviceran i ushqimit ka ngritur çmimet për 6.5% në gjysmën e parë të këtij viti.
Coca-Cola po ashtu ka lajmëruar për rritje të çmimeve këtë javë.
Kompanitë po përballen me rritje të shpenzimeve për gjërat si karburanti e përbërësit, dhe çmimet e konsumit po ngriten në Britani me nivelin më të lartë në 40 vjet.
Nestle tashmë ka rritur çmimet për 3.1% në tre muajt e fundit të 2021-s.
Shefi ekzekutiv, Mark Schneider, ka thënë se ngritja e çmimeve është bërë në mënyrë të përgjegjshme.
Edhe
Çmimi i naftës i afrohet rekordit, Qeverisë i kërkohet të veprojë
Ngritja e çmimeve është më e lartë në Amerikën veriore me 9.8%, krahasuar me 4.9% në Evropë.
Në mars, Nestle ndaloi investimin në Rusi dhe tërhoqi markat e saj të njohura nga aty pas pushtimit të Ukrainës. Megjithatë, ende shet gjësende esenciale, si ushqimin për foshnja.