1. 4.9 për qind është rritja e çmimeve të konsumit nga shtatori 2021 në raport me atë të vitit të kaluar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Por rritje të çmimeve ka pasur edhe brenda dy javësh. 30 vezë, që kanë kushtuar 2 e 20 centë, tash janë bërë 3 euro e 20 centë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo2. Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka paralajmëruar shtrenjtim si të produkteve vendore ashtu edhe të atyre të importuara.
3. Shoqata “Konsumatori” ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit në parandalimin e abuzimeve me çmime nga ana e tregtarëve.
4. Kriza e gazit në Bashkimin Evropian ka çuar në ngritje të kërkesës për energji dhe shtrenjtim të saj në Evropë. Efekt i saj është rritja të çmimit të ushqimit, si dhe produkteve të tjera të konsumit.
Ndalja e prodhimit është një nga pasojat që shkakton shtrenjtimi i rrymës, siç ishte rasti me “Ferronikelin”.
5. Kosova nuk e mbulon kërkesën e saj për rrymë dhe ka varësi nga importi. Kërkesa për rrymë arrin maksimumin gjatë dimrit. Ministrja e Ekonomisë ka paralajmëruar rritje edhe të çmimit të rrymës gjatë vitit të ardhshëm.