Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ekipi amerikan do të shkojë në Moskë të enjten.
Ndërsa që nga e premtja, do të mbahet takim trepalësh dyditor me të dhe Rusinë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por sipas tij, para këtij takimi mes tri palëve, ekipi i tij do të takohet me atë amerikan.
Ai ka deklaruar se Rusia duhet të jetë gati për kompromise.
"Të gjithë duhet të jenë gati, jo vetëm Ukraina. Është më mirë sesa të mos kesh asnjë lloj dialogu. Shpresoj që lufta të ndalet", ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Një delegacion ukrainas po qëndron në SHBA për të diskutuar fundin e luftës
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
-
Bisedimet për Ukrainën zhvillohen javën e ardhshme teksa i ftohti i madh përfshin vendin