Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëse jo Putini, kush? Dilema e madhe e rusëve

Për zgjedhjet ruse të ditëve të sotme nuk ju duhen astrologët ose topat e kristaltë. Mund t’ju tregoj tani se si do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Rusi: Fitore bindëse të Vladimir Putinit.

Në Sallën e madhe të Kremlinit, Vladimir Putini ngjitet në skenë. Duartrokitje të pafundme. Nuk ishte befasi. Mysafirët e ftuar – shumë prej tyre të famshëm rusë – zyrtarisht kanë përkrahur kandidaturën e Putinit për zgjedhjet presidenciale të muajit mars.

Lideri i Kremlinit ia ka mësyrë mandatit të pestë. Audienca në sallë është vetëm e kënaqur. “[Putini] është lider i jashtëzakonshëm, personi më i mençur”, thotë regjisori Andrei Konchalovsky.

“Populli rus kurrë nuk ka qenë më i bashkuar në përkrahjen për presidentin”, thotë këngëtarja Nadezhda Babkina. “Të gjithë ata që tentojnë të parandalojnë këtë, do të dështojnë”, shton ajo plot bindje.

Ideja prapa këtij tubimi [dhe përkrahjes së madhe nga të famshmit] duket se është realizuar për të treguar se kandidati Putin është në ligën e vet: Putin Premier Liga.

Këtë ligë e ka krijuar vetë dhe vetë e drejton. Sistemi politik i Rusisë është sistemi politik i Putinit. Kritikët më të zëshëm të Putinit kanë rënë nga liga. Ata janë në ekzil ose në burg. Kjo i bën zgjedhjet shumë të parashikueshme. Mirëpo jo gjithmonë ka ndodhur kështu.

Edhe Kremlini tregon se a e përdor Putini AI-në Botë 8 muaj më parë Kremlini tregon se a e përdor Putini AI-në

Tridhjetë vjet më parë isha në Moskë dhe më kujtohet kur ndiqja programin e rezultatit të zgjedhjeve – ishin zgjedhje parlamentare. Kurrkush nuk e kishte idenë se kush do të fitonte.

Më kujtohet edhe astrologia e ftuar që bënte parashikimin politik. Ishte goxha e përshtatshme, sepse tri dekada më parë rusët kishin yje në sytë e tyre për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e shtetit të tyre.

Për zgjedhjet ruse të ditëve të sotme nuk ju duhen astrologët ose topat e kristaltë. Mund t’ju tregoj tani se si do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Rusi: Fitore bindëse të Vladimir Putinit.

Arsyet e kësaj bindjeje

Së pari, ani pse nuk do të jetë vetëm emri i tij në fletëvotime, sfiduesit e Putinit nuk do të jenë rivalët e përbetuar si i burgosuri Alexei Navalny. Putini karshi Navalnyt? Ndeshje të tilla nuk lejohen të ndodhin në Putin Premier Ligën.

E vërtetë që një kritik tjetër i Kremlinit, Boris Nadezhdin, po bën përpjekje që emrin ta ketë në fletëvotime. Mirëpo Nadezhdini nuk është Navalny. Ai me kujdes i thur kritikat për Putinin. Ai besohet se ka lidhjet brenda administratës presidenciale.

Nëse përfundon duke garuar, do të jetë vetëm sepse Kremlini ka vendosur se është në interesin e Putinit që të ketë përballë një sfidues më kritik.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë 1 d. më parë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

Së dyti, në Rusi Kremlini kontrollon televizionin. Putinit i ofrohet hapësirë e madhe televizive në të cilën më shumë lavdërohet dhe rrallë kritikohet: lëre më këtu në kohë fushate. Ka edhe një arsye se përse Putini do të ketë sukses.

“Të gjithë ne përkrahim vendimin tuaj që të garosh. Sepse ju jeni në pushtet për aq gjatë sa mbaj mend”, tha Alexander, gazetar i ri në televizionin shtetëror gjatë konferencës vjetore të Putinit.

Kam takuar plot rusë si Alexander, i cili nuk mund ta imagjinojë dikë tjetër në Kremlin. Jo sepse ata idealizojnë Putini. Ama, nuk kanë tjetër alternativë. Shpesh dëgjoj tek thonë: “Paj, nëse jo Putini, atëherë kush?”

Kremlini e ka mundësuar këtë. E ka pastruar peizazhin politik duke hequr çdo sfidues të mundshëm të burrit që ka drejtuar Rusinë, qoftë si president ose kryeministër, për më shumë se çerekshekulli. Duke bërë këtë pastrim, Kremlini ka mundësuar që ajo pyetja e shkurtër – “atëherë kush? - të mbetet pa përgjigje.

Kur flas me njerëzit në qytetin Rzhev, 225 kilometra larg Moskës, për shpresat e tyre për zgjedhjet, shumë duken se duan ndryshim - pa ndryshuar liderin.

“Shpresoj që gjërat të ndryshojnë për mirë, sepse tani ka stagnim”, thotë i riu me emrin Ilya. “Por nëse zgjidhni dikë të ri, ai mund të mos përballojë barrën e qeverisë. Dikush me përvojë si Putini mund ta zhvillojë vendin edhe në situatën e vështirë në të cilën jemi tani”.

Edhe Kritikët e Rusisë thonë se kritiku Sokurovi s’është mjaftueshëm kritik Botë 1 muaj më parë Kritikët e Rusisë thonë se kritiku Sokurovi s’është mjaftueshëm kritik

“Unë kam shpresa të mëdha për zgjedhjet”, thotë pensionistja Lidiya. “Shpresoj se lufta do të përfundojë dhe ekonomia do të përmirësohet. Por unë e respektoj Putinin”.

Edhe lufta në Ukrainë dhe humbjet e konsiderueshme ushtarake ruse nuk duket se kanë shkaktuar zhgënjim ndaj presidentit dhe komandantit të përgjithshëm të Rusisë.