Deri tani janë nëntë vetë kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi, ndërkohë që janë regjistruar 102 raste të sëmundjes, njoftoi sot Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë.
Sipas raporteve, tre të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor janë nga rajoni Jugperëndimor, pesë nga Beogradi dhe një nga Qarku i Jugut Banat.
Virusi i Nilit Perëndimor, përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri. Mushkonjat e infektuara janë ato që rriten dhe shtohen, sidomos në vendet ku ka pellgje me ujëra amull.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbi, 11 të vdekur dhe 126 raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor
-
Viktima e parë nga ethet e Nilit në Zagreb
-
213 raste të reja me virusin e Nilit në Serbi
-
15 të vdekur në Serbi nga ethet e Nilit
-
Virusi i Nilit Perëndimor mbyt një të moshuar në Kosovë, thirrje për mbrojtje nga pickimi i mushkonjave