Në klinikën për sëmundje infektuese Fran Mihaljeviq, gjatë vikendit si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, të cilin e bartin mushkonjat, ka vdekur një 84-vjeçar.
Bëhet fjalë për rastin e parë të vdekjes nga kjo sëmundje virusale, të cilën e bartin mushkonjat në Zagreb.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më 30 gusht 2018 u regjistruan gjithsej 710 raste të infektimit të virusit të Nilit Perëndimor - 327 raste në Itali, 213 në Serbi, 147 në Greqi, 117 në Rumani, 96 në Hungari, etj.
Vektori më i rëndësishëm për transmetimin e infeksionit konsiderohet mushkonja e llojit Culex, por edhe mushkonjat e tjera mund të transmetojnë infeksionin.
Rreziku i transmetimit në disa zona varet nga prania e virusit, në të cilin është përhapur.
-
Pesë gjërat që duhet të bëni për t’i shmangur pickimet nga mushkonjat
-
Pesë këshilla për t'i mbajtur larg mushkonjat
-
65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit
-
Zyrtarët amerikanë identifikojnë shkaktarin e mundshëm të helmimit nga ushqimi
-
Mbi 700 raste me parazitin Cyclospora në SHBA