Një nënë 33-vjeçare, e akuzuar për vrasjen e së bijës së shtruar në spital, është shoqëruar me përcjellje të shtuar policore në gjykatën e Athinës, derisa autoritetet po hetojnë vdekjen e dy të bijave të tjera.
Njësiti special i policisë është përleshur me qytetarët dhe gazetarët në një kompleks gjyqësor në kryeqytetin grek, derisa po hapnin rrugën për ta shoqëruar të dyshuarën në zyrën e prokurorisë publike për ta ofruar mbrojtjen e saj.
Disa prej protestuesve kanë brohoritur “vdekje, vdekje”, derisa janë munduar të thyenin kordonin policor. E dyshuara është arrestuar javën e kaluar pasi një substancë e ndaluar ishte gjetur në trupin e së bijës së tij pas qëndrimit të gjatë në spital.
Një panel i krijuar enkas po heton edhe dyshimet për vdekjen e dy fëmijëve të tjerë: vajzës trevjeçare më 2019 për dështimin e lukthit dhe një vajze gjashtëmuajshe më 2021 pas një sëmundjeje të zemrës.
Autoritetet nuk e kanë identifikuar gruan, por avokatët kanë thënë se ajo është Roula Pispirigou nga qyteti bregdetar jugor Patras pasi ishte intervistuar edhe nga mediat lokale. Gruaja i ka hedhur poshtë akuzat dhe se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga ndonjë gabim mjekësor.
-
Nëna arrestohet për vdekjen e dy fëmijëve në Miami, u gjetën të lidhur
-
Nëna me tre fëmijë rrihen mes vete, dërgohen në mbajtje dy djemtë
-
Në një park në Romë gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe
-
Dhjetëra të arrestuar e të lënduar nga protestat në Greqi
-
Eskalojnë protestat në Greqi, qeveria akuzohet për mostransparencë për aksidentin ku vdiqën 57 persona