Policia në Miami ka arrestuar një 41-vjeçare për vdekjen e dy fëmijëve të saj të vegjël pasi policët u përgjigjën në thirrjet emergjente nga apartamenti i saj ku gjetën trupat e tyre të lidhur, raportoi AP të enjten.
“Ejani merrini, nuk i dua më ata”, u ka thënë policëve Odette Lysse Joassaint. Policia ka thënë se ajo nuk dukej mirë.
Policët hynë në apartament dhe gjetën djalin 3 vjeç dhe vajzën 5 vjeçe. Ata ishin të shtrirë përmbys në shtrat me duart, këmbët dhe qafën e lidhur, thuhet në raportin e policisë.
Ata u munduan t’i kthenin në jetë fëmijët deri kur arriti ekipi i shpëtimit dhe i deklaroi të vdekur. Gruaja është paditur me dy padi për vrasje.
Policia e Miamit ka thënë se babai nuk jetonte aty dhe se ishin bërë të paktën katër thirrje në atë adresë vitin e kaluar për dhunë në familje, shkelje dhe shqetësim. Asnjë nga incidentet nuk përfshinin fëmijët dhe nuk u arrestua askush.
-
SHBA: Nëna raporton në polici se ka vrarë dy fëmijët e saj
-
Gjenden tre fëmijë të vdekur në Bristol, arrestohet një grua
-
Një familje katëranëtarëshe gjendet e vrarë në banesën në New York
-
Nëna greke akuzohet për vrasjen e së bijës në spital
-
Tre fëmijë nën 8 vjeç gjenden të vdekur në një apartament në Kaliforni