Të premten një gjykatë turke hapi gjyqin ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i shquar i udhëheqjes Saudite.
Ai shkruante për gazetën amerikane Washington Post. Në shkrimet e tij Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKhashoggi, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në muajin tetor të vitit 2018.
Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një "operacioni mashtrues" dhe nuk ishte urdhëruar nga shteti.
Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë edhe ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, për nxitjen e "vrasjes me paramendim me qëllim monstruoz".
Të 20 të pandehurit pritet të gjykohen në mungesë.
Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatë për të rregulluar dokumente për dasmën e tij.
Zyrtarët turq thanë se ai u vra brenda konsullatës dhe trupi i tij ishte shpërbërë. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.