Forcat e sigurisë së Turqisë arrestuan 43 persona (kurdë) në Stamboll nën dyshimet për ndërlidhje me organizatën, siç e quan Ankaraja zyrtare, terroriste DEASH.
Në njoftimin e Drejtorisë për Siguri të Stambollit theksuan se njësiti për luftë kundër terrorizmit të premten kreu bastisje paralele në 15 lokacione të ndara në mbarë Stambollin.
Të dyshuarit janë arrestuar për shkak të lidhjeve të dyshuara me DEASH dhe pjesëmarrjen në grupe të rrjeteve sociale lidhur me DEASH-in, bëhet e ditur në njoftim.
Forcat e sigurisë së Turqisë janë kyçur në fushatë afatgjate, e cila, siç thuhet, ka për qëllim pastrimin e Turqisë nga terrorizmi.
Më shumë se 300 persona humbën jetën gjatë sulmeve të DEASH-it në Turqi.
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik