Ankara, 2 nëntor – Në operacionet e policisë turke janë arrestuar së paku 283 persona, për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste DEASH, raporton AA.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë turke është konfirmuar se në periudhën mes 22 tetorit dhe 1 nëntorit në Turqi janë zbatuar operacione antiterroriste, objektivi i të cilave ka qenë personat e lidhur me DEASH-in.
Me këtë rast janë arrestuar së paku 283 persona, në mesin e të cilëve 187 të huaj dhe 96 shtetas turq.
Gjatë aksionit janë konfiskuar edhe mjete të improvizuara shpërthyese, lëndë narkotike, armë dhe municione.
Nga policia theksojnë se operacionet kundër terrorizmit do të vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS
-
Në Stamboll arrestohen 43 kurdë
-
Në Turqi arrestohen 93 shtetas të huaj të dyshuar për lidhje me ISIS-in
-
Turqia njofton për arrestimin e 101 personave të dyshuar për lidhje me ISIS-in
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s