Në Slloveni është shënuar rasti i parë me linë e majmunëve, ka konfirmuar Mario Fafangel, shef i Qendrës për Sëmundje Infektive në Lubjanë.
Bëhet fjalë për një burrë i kthyer nga Ishujt Kanarie, bëri të ditur portali N1 në Slloveni.
“Ky është rast i importuar nga Ishujt Kanarie dhe gjendja shëndetësore e pacientit, të cilit i janë shfaqur simptomat pas kthimit në Slloveni është e mirë”, ka thënë Fafangel.
Ditëve të fundit, lija e majmunëve ka nisur të shpërndahet në shumë shtete.
Sllovenia është vendi i fundit ku u shfaq lija e majmunëve, pas Portugalisë, Amerikës, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Gjermanisë.