Sllovenia ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja me koronavirus brenda një 24 orëshi që nga fillimi i pandemisë. Të mërkurën në Slloveni, sipas shifrave zyrtare, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 123 persona.
Ndërkohë janë testuar 3123 persona, numri i dytë më i madh i testimeve brenda një dite në Slloveni që nga fillimi i pandemisë. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Slloveni është 975.
Nuk është raportuar për të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa shifra totale e të vdekurve si pasojë e COVID-19 është 135.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus
-
Në Kroaci e Slloveni sërish rekord ditor i rasteve me koronavirus
-
Kroacia regjistron rekord të rasteve me koronavirus
-
Rritje për 150 për qind e rasteve me COVID-19 në Slloveni
-
1.524 raste të reja me koronavirus në Slloveni, 44 persona vdiqën