Kroacia ka regjistruar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Në Kroaci në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 raste të reja, duke çuar shifrën totale të rasteve aktive me koronavirus në 2634.
Nga ta janë 15 pacientë në respiratorë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona. Numri total i të vdekurve në Kroaci ka arritur në 194. Ndërkohë janë infektuar 11.094 persona, e janë shëruar 8266.
Në Slloveni ndërkohë janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus nga 1653 teste.
Artikuj të ngjashëm
-
73 të vdekur dhe 2.360 raste të reja me koronavirus në Kroaci
-
Në Kroaci 49 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 3300 raste të reja
-
26 të vdekur dhe mbi 2400 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kroaci
-
Kroacia shënon numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus
-
Edhe në Kroaci rekord ditor i rasteve me koronavirus, 2421