Kroacia e Sllovenia kanë vazhduar të regjistrojnë rekorde të rasteve me koronavirus. Kroacia sot ka rapoartuar për 793 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën e rasteve aktive në 26. Po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19, shkruan agjencia Reuters.
Në Slloveni ndërkohë janë regjistruar 745 raste me koronavirus në 24 orët e fundit. Është dita e dytë me radhë që janë regjistruar mbi 700 raste për 24 orë. Dje ishin regjistruar 707 raste të reja. Shifra totale e të infektuarve në Slloveni ka shkuar në 10.683, ndërsa janë 4.818 raste aktive.
Nga autoritetet sllovene është njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë rekord të testimeve, 5.287 sosh. Shkaku i shtimit të rasteve Sllovenia ka kaluar mësimin në formën online.
Po ashtu një person tjetër ka vdekur në Slloveni si pasojë e koronavirus, duke çuar shifrën totale në 176.
Rekord ditor i rasteve është regjistruar edhe në Austri. Austria ka raportuar për 1552 raste të reja me koronavirus. Po ashtu edhe në Sllovaki është regjistruar rekord i rasteve ditore, 1929.
-
Sllovenia shënon rekord të rasteve të reja me koronavirus
-
Në Kroaci 53 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 49
-
Kroacia shënon numrin më të madh të rasteve ditore me koronavirus
-
Edhe në Kroaci rekord ditor i rasteve me koronavirus, 2421
-
Sllovakia shënon rekord të infektuarish ditor me koronavirus – 2.581