Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.
Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar, drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras, raporton Tch.
Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila ka vendosur të largohet nga koalicioni.
Nga ana e tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar votëbesim për qeverinë, i cili pritet të zhvillohet të enjten.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri grek i Mbrojtjes paralajmëron dorëheqjen për shkak të emrit të Maqedonisë
-
Sot votëbesimi në Greqi për Qeverinë, Tspiras pret që ta kalojë
-
Marrëveshja me Maqedoninë, Tsipras përballet me votëbesim
-
Maqedonia e Veriut e çon në votë mosbesimi Qeverinë greke
-
Marrëveshja me Maqedoninë lëkund koalicionin grek