Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Marrëveshja me Maqedoninë lëkund koalicionin grek

Udhëheqësi i një partie të krahut të djathtë në Greqi kërcënoi me tërheqje nga koalicioni qeverisës nëse marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë del para parlamentit.

Kryeministri majtist, Alexis Tsipras, dhe Panos Kammenos, udhëheqës i Partisë së Grekëve të Pavarur, i kanë bashkuar forcat në vitin 2015, me qëllim tërheqjen e Greqisë nga kriza e atëhershme e borxhit.

Por, marrëveshja që Qeveria e Tsipras ka arritur me Maqedoninë, e cila e ndryshon emrin e saj në Maqedoni të Veriut, e ka lëkundur koalicionin.

“Nuk do të votoj për këtë marrëveshje nëse vjen në parlament”, tha Kammenos, i cili është ministër i Mbrojtjes, shkruan REL.

“Nëse shumica parlamentare vendos për divorc, divorci do të ndodhë”, tha ai.

Nacionalistët grekë e kundërshtojnë marrëveshjen për emrin, duke pretenduar se Maqedonia është historikisht greke dhe pjesë e trashëgimisë greke.

Edhe Marrëveshja me Maqedoninë lëkund koalicionin grek Botë Marrëveshja me Maqedoninë lëkund koalicionin grek

Greqia, qëkur Maqedonia ka shpallur pavarësinë më 1991, ka këmbëngulur se emri Maqedoni sugjeron se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njëjtin emër dhe, në këtë mënyrë, e ka bllokuar rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e qershorit, e miratuar nga Tsipras, e ka hequr këtë bllokadë dhe është mirëpritur nga NATO-ja dhe BE-ja.