Një person ka vdekur çdo minutë nga Covid-19 të mërkurën, dhe numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën prej 150,000.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 1.456 vdekje të mërkurën, shifra më e lartë në ditë që nga 27 maji kur ishin shënuar 1.484 viktima.
Vdekjet nga koronavirusi në SHBA janë rritur shpejtë për dy muaj, shkruan Washington Post, transmeton KOHA.
Në gjithë vendin, numri i vdekjeve është rritur javë pas jave deri, dhe së fundi ky numër pati rënë në qershor.
Numri i madh i rasteve në Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi kanë mbingarkuar spitalet.
Teksasi prin me afër 4.300 vdekje këtë muaj, e ndjekur nga Florida me 2.900 dhe Kalifornia, vendi më i populluar, me 2.700 raste.