Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA shpërndahen edhe 900,000 doza të vaksinës anti-COVID këtë javë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë gati 900,000 doza të tjera shtesë të vaksinës anti-COVID të Pfizerit dhe Modernas për shtetet dhe farmacitë partnere, këtë javë.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se shtetet dhe territoret do të pranojnë 15.8 milionë doza të vaksinave, më shumë se javën e kaluar që ishin 15.2 milionë. 2.7 milionë doza të tjera do të dorëzohen përmes programit federal të farmacisë këtë javë, shkruan AP.

Javën e kaluar, presidenti Joe Biden tha se me programin farmaceutik do të prioritizohen mësuesit dhe punonjësit e kujdesit të fëmijëve. Psaki tha se SHBA-ja po dërgon një mesatare prej 2.17 milionë doza në ditë.