Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA, mbi 20 mijë të vdekur e mbi gjysmë milioni të infektuar me Covid-19

Foto: Reuters

Koronavirusi në SHBA po vazhdon të përhapet me të madhe.

Reutersi ka njoftuar se deri të dielën pasdite, në këtë vend janë shënuar 534.494 të infektuar me Covid-19 dhe 20.637 të vdekur si pasojë e tij, transmeton  KOHA.

Në SHBA ditëve të fundit janë shënuar mesatarisht nga 2.000 të vdekur, ndërkohë New Yorku mbetet vatra kryesore e koronavirusit.

SHBA-ja gjatë ditës së sotme ka kaluar edhe Italinë sa i përket numrit të vdekjeve. Italia pa të dhënat e 24-orëshit të fundit, ka shënuar 19.468 të vdekur.