Autoritetet amerikane kanë konfiskuar në vitin 2022 sasi të mjaftueshme të fentanylit që mund të vrasë çdo amerikanë, raporton BBC.
Anti-Droga Amerikane (DEA) ka thënë se ka kapur 379 milionë doza potencialisht vrasëse të fentanylit, që është vetëm dy miligramë.
DEA e ka përshkruar substancën se është që shkakton shumë varësi, që është 50 herë më e fuqishme sesa heroina.
Agjencia thotë se shumica e fentanylit është trafikuar në SHBA nga Meksika.
DEA ka kapur mbi 4500 kilogramë fentanyl, si dhe 50.6 milionë pilula të fentanylit.
Është më tepër se dyfishi i kapur në vitin 2021.
Edhe
SHBA-ja e fajëson Kinën për rritjen e vdekjeve si pasojë e mbidozës së drogës
Shumica e kësaj sasie është prodhuar në masë nga fabrikat sekrete në Meksikë dhe nga kartelet e drogës Sinaloa e Jalisco.
Më tepër se 100 mijë amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës vitin e kaluar.