Për herë të parë në SHBA, një firmë farmaceutike ka kërkuar që të lejohet të shesë pilula kontraceptive pa recetë.
Njoftimi ka ardhur disa javë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi të drejtën kushtetuese për abortin.
Pilulat, forma më e zakonshme e kontracepsionit në SHBA, kanë kërkuar prej kohësh një recetë, shkruan BBC-ja të martën.
Studimet kanë treguar se mbi 50% e afërsisht 6.1 milionë shtatzënive në SHBA çdo vit janë të paqëllimshme. Ndërsa pilulat e kontrollit të lindjes u miratuan për herë të parë për përdorim në SHBA më shumë se 60 vjet më parë, rreth një e treta e grave amerikane që janë përpjekur të marrin ose plotësojnë receta kanë raportuar vështirësi për ta bërë këtë.
Në nivel global, më shumë se 100 vende ofrojnë kontraceptivë oralë pa recetë, duke bërë SHBA-në një nga vendet e pakta që kërkojnë një të tillë.
Disa organizata të mëdha amerikane të mjekimit, duke përfshirë Shoqatën Mjekësore Amerikane dhe Akademinë Amerikane të Mjekëve Familjarë, u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane ta bëjnë të njëjtën gjë.
-
SHBA-ja miraton pilulën e parë kontraceptive pa recetë
-
Përdorimi i opioidit antidot pa recetë mjekësore
-
Protestë në SHBA në mbështetje të së drejtës së abortit
-
Rriten kërkimet në “Google” për pilula të abortit pas vendimit për ndalimin e tij në SHBA
-
Protesta të shumta ndaj ndalimit të abortit në SHBA