Senegali ka shtyrë hapjen e shkollave deri në një njoftim tjetër, pasi disa mësues kanë dal pozitivë me koronavirusin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit në Senegal, njofton agjencia Reuters. Shkollat në Senegal ishte paraparë të hapeshin gradualisht të martën, pas disa javë mbyllje për shkak të pandemisë. Senegali ka regjistruar 3739 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i përhapjes, ndërsa janë regjistruar 43 të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë të ministrisë është njoftuar se mësuesit që kanë rezultuar pozitivë për koronavirus janë në Zinguinchor, në jug të vendit.
Presidenti i Senegalit, Macky Sall, ka vendosur të shtyjë hapjen e shkollave për më vonë për të evituar përhapjen e virusit në shkolla. Qeveria kishte filluar të dërgonte mësuesit me autobusë nga kryeqendra Dakari për në rajonet tjera javën e kaluar, në përgatitje për rihapjen e shkollave.