Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nxit protesta të dhunshme shtyrja e zgjedhjeve presidenciale në Senegal

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Senegal pas shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale. Është raportuar për një person të vdekur nga përplasja me policinë.

Një student dyshohet se ka vdekur si pasojë e përplasjes me Policinë në qytetin Saint-Louis.

Senegali është dashur t’i mbante zgjedhjet më 25 shkurt, por presidenti Macky Sall vendosi t’i shtyjë edhe për 10 muaj. Në arsyetimin për shtyrje, presidenti përmendi një mosmarrëveshje elektorale midis parlamentit dhe gjyqësorit për disa kandidatura.

Nga liderët opozitarë dhe kandidatët tjerë vendimi u cilësua si “kapje e shtetit”.

Mandati i Sallit përfundon më 2 prill.