Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në rast fitoreje, Duterte kthen dënimin me vdekje

Popullariteti i presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, pritet të testohet në zgjedhjet e mesit të mandatit që kanë filluar të mbahen në këtë shtet.

Shumica eventuale e fituar në Senat do t’ia ofronte mundësinë që të bënte ndryshimet kushtetuese dhe të kthente dënimin me vdekje, transmeton KTV.

Më shumë se 61 milionë njerëz kanë të drejtë vote, ndërsa në këto zgjedhje kandidatë janë edhe fëmijët e Dutertes që kanë garuar nëpër rajone të ndryshme. Në zgjedhjet e vitit 2022, pasardhëse e Dutertes pritet të jetë vajza e tij, Sara.