Ferdinand Macros Jr. është betuar si president i ri i Filipineve në një ceremoni të mbajtur të enjten në Manila. Ai e zëvendëson në këtë pozitë Rodrigo Duterten, raporton BBC.
Inaugurimi i tij shënon një rikthim befasues për dinastinë politike Macros, që ishte rrëzuar nga revolta popullore në vitin 1986.
Macros Jr. fitoi thellë zgjedhjet muajin e kaluar.
Sara Duterte, vajza e presidentit në largim, është betuar si zëvendëspresidente.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferdinand Marcos Jr në prag të fitores së zgjedhjeve në Filipine
-
I biri i diktatorit filipinas prin në anketimet për president
-
Vajza e presidentit të Filipineve kandidon për zëvendëspresidente
-
Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte njofton tërheqjen nga politika
-
Duterte mburrej se po vret kriminelë, tash po akuzohet për krime kundër njerëzimit