Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në “Pusin e zi” në Meksikë gjenden 44 trupa të pajetë të paketuar në 119 çanta

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.

Mbetjet njerëzore u zbuluan jashtë qytetit të Guadalajara dhe ishin fshehur në 119 çanta të zeza, transmeton oranews raportimin e mediave botërore.

Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit, kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.

Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë gjatë këtij viti.

Pjesa më e madhe e trupave u prenë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t'i identifikuar ato.

Shumë pjesë të trupit ende mbeten të paidentifikuara.

Edhe 45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë Botë 45 çanta me mbetje njerëzore gjenden në Meksikë

Një organizatë lokale për kërkimin e njerëzve të zhdukur i ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.

Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është i mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin.