Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë punëtorë të qendrës së thirrjes u masakruan në Meksikë

Testet e kryera në mbetjet njerëzore që u gjetën në një luginë në Meksikë kanë konfirmuar se trupat u përkisnin punëtorëve të një qendre të thirrjeve.

Tetë punëtorë të një qendre ishin zhdukur gjatë javës së kaluar, teksa trupat e tyre janë gjetur nëpër qese.

Hetuesit dyshojnë se qendra e thirrjeve ishte mbulesë për agjencinë e jashtëligjshme të patundshmërisë që kishte për qëllim të mashtronte dhe zhvaste turistët amerikanë.

Këto qendra, sipas hetuesve, menaxhohen nga karteli i njohur si Gjenerata e re e Jaliscos.

Nuk është e qartë nëse tetë punëtorët e qendrës së thirrjeve kishin mashtruar kartelin, apo nëse ishin cak i ndonjë karteli tjetër rival.

Mbetjet e trupave ishin gjetur më e 31 maj në qese të zeza në perëndim të shtetit meksikan të Jaliscos.

Edhe Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë Botë Gjenden pesë trupa me koka të prera në një rrugë në Meksikë

Qeveria të martën ka konfirmuar se mbetjet u përkisnin të rinjve që u raportuan të zhdukur.

Gjashtë burra dhe dy gra ishin zhdukur mes datave 20 dhe 31 maj. Të gjithë punonin për qendrën e njëjtë të thirrjeve.